ASK: Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 530 mijë banorë

PUBLIKUAR

Agjencia e Statistikave të Kosovës po mban konferencën e radhës lidhur me ecurinë e procesit të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë, njofton klankosova.tv

Drejtori i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati bëri të ditur se regjistrimi po shkon ashtu siç është planifikuar.

“Deri dje janë regjistruar mbi 530 mijë vetë në Kosovë dhe janë regjistruar 36% e objekteve në Kosovë. Nuk kemi sfida madhore në terren edhe stafi është stabilizuar këto ditë dhe kanë filluar intervistat masive, ashtu siç i kemi planifikuar. Regjistruesit kanë arritur në kuotën që kemi parashikuar, deri në 7 intervista. Nëse vazhdon një dinamikë e tillë do ta përfundojmë regjistrimin ashtu siç është planifikuar”, tha Kastrati, përcjell klankosova.tv

Në Kosovë procesi i regjistrimit do të zgjasë deri më 17 maj.

SHIKO MË SHUMË

Votohet në parim Byroja për Konfiskimin e Pasurisë

Kuvendi i Kosovës ka kaluar shqyrtimin në parim të projektligjit për Byronë Shtetërore për...

Deputetët e PDK-së lëshojnë seancën plenare

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar seancën plenare të Kuvendit...

Kurti ende në seancë, takimi me Hamzën s’ka nisur

Edhe pse u raportua se takimi mes kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, dhe atij...