Ambasada amerikane bën thirrje: Dhuna në familje është krim, mos duroni!

PUBLIKUAR

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë thirrje që të raportohet dhuna në familje, njofton klankosova.tv

Përmes një shkrimi në faqen e tyre zyrtare në rrjetin social, Facebook, Amasada e SHBA-së në Kosovë shkroi se dhuna në familje është krim.

Ambasada u është referuar raporteve dhe hulumtimeve të organizatave të shoqërisë civile, sipas të cilave dhuna në familje është ndër krimet më të paraportuara në Kosovë.

Ndër tjerash, ambasada publikoi edhe numrat e kontaktit për raportim të këtyre rasteve.

“Bazuar në raporte dhe hulumtime të ndryshme të organizatave të shoqërisë civile, dhuna në familje vazhdon të jetë një nga krimet më të paraportuara në Kosovë. Dhuna në familje nuk duhet parë si një çështje private apo si një çështje familjare. Dhuna në familje është KRIM. Mos e duroni, raportoni: 0800 11 112 ose 192”, shkruhet në postimin e tyre, përcjell klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Votohet në parim Byroja për Konfiskimin e Pasurisë

Kuvendi i Kosovës ka kaluar shqyrtimin në parim të projektligjit për Byronë Shtetërore për...

Deputetët e PDK-së lëshojnë seancën plenare

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar seancën plenare të Kuvendit...

Kurti ende në seancë, takimi me Hamzën s’ka nisur

Edhe pse u raportua se takimi mes kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, dhe atij...