MPJD dhe MPB kërkojnë nga qytetarët që të evitojnë me çdo kusht kalimin nëpër Serbi

PUBLIKUAR

Pasi Serbia ka bllokuar autobusët kosovarë në kufirin me Kroacinë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe ajo e Punëve të Brendshme kanë dalë me një njoftim.

Përmes një postimi në Facebook, thuhet se këto dy ministri kërkojnë që të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të evitojnë me çdo kusht kalimin nëpër Serbi, përcjell Klankosova.tv.

Në njoftim thuhet se MPJD dhe MPB janë duke ndermarrë veprimet e nevojshme dhe do t’iu mbajnë të informuar rreth detajeve të reja.

Të gjithë udhëtarët luten që të ndjekin me vëmendje situatën e tensionuar të sigurisë dhe të mos udhëtojnë përmes Serbisë.

Serbia bllokon autobusët kosovarë në kufirin me Kroacinë, pritjet deri në 4 orë (VIDEO)

SHIKO MË SHUMË

Tërmet në Kosovë, kaq ishte magnituda

Një tërmet është regjistruar sot në Kosovë. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetaretërmeti është regjistruar në orën...

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik, policia jep detaje Persona të panjohur dyshohet se kanë...

Mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve, IQMT vazhdon aksionin në gjithë Kosovën

Dy biznese që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve janë mbyllur gjatë...