Konjufca për vrasjen e grave: Po bëhen nga ata që kanë pasur vepra penale e drejtësia me lehtësi po i liron

PUBLIKUAR

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka reaguar pas rastit të vrasjes së një gruaje sot në Pejë në bashkëshorti i saj.

Konjufca tha se ajo që është urgjente dhe që duhet të ndodhë është konsolidimi i mekanizmave të sigurisë dhe gjyqësisë, që sipas tij, raste të tilla mos të ndodhin më.

“Meqë shumica e rasteve që po ndodhin në Kosovë, kundër grave dhe vajzave dhe dhuna e tmerrshme e ushtruar ndaj tyre është kryesisht prej personave të cilët edhe më herët kanë pasur raste penale, raste të shkeljeve të rënda dhe sistemi i drejtësisë me shumë lehtësi i liron ata dhe pastaj kjo është parapërgatitje edhe për raste më të rënda, siç ishin rastet e dy vrasjeve këtë javë në Kosovë”, tha Konjufca, njofton Klankosova.tv.

Këtë të martë një grua ka mbetur e vrarë nga burri i saj në Pejë, ku më pas është arrestuar nga policia.

Deri më tani nuk dihen motivet e vrasjes, ndërsa ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që një grua vritet prej burri.

SHIKO MË SHUMË

Tërmet në Kosovë, kaq ishte magnituda

Një tërmet është regjistruar sot në Kosovë. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetaretërmeti është regjistruar në orën...

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik, policia jep detaje Persona të panjohur dyshohet se kanë...

Mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve, IQMT vazhdon aksionin në gjithë Kosovën

Dy biznese që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve janë mbyllur gjatë...