Moti në Kosovë sot dhe në 4 ditët e ardhshme, ulje e temperaturave dhe reshje shiu e bore

PUBLIKUAR

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se për sot dhe 4 ditët e ardhshme parashihen ulje të temperaturave dhe reshje shiu.

Sipas Institutit, java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike.

Kjo situatë meteorologjike rrjedh si pasojë e masave të lagështa të ajrit me origjinë jugperëndimore dhe veriperëndimore.

Kështu do të jetë moti sipas ditëve:

E hënë – Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi, e lehtë deri mesatare.

E martë – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat në orët e vona parashihen të sjellin shi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi, mesatare dhe lokalisht e fortë.

E mërkurë – Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, të përcjella me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi  me shpejtësi 1-7 m/s.

E enjte – Mot kryesisht i  vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit dhe verilindjes.

E premte – Mot i vranët dhe me intervale me diell, por relativisht i ftohtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s, i vranët dhe me reshje shiu e bore të intensitetit të ulët.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit kushtet agrometeorologjike do të jenë të favorshme për fushën e bujqësisë, ndërsa kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për një shtresë të popullatës me sëmundje kronike.

SHIKO MË SHUMË

Tërmet në Kosovë, kaq ishte magnituda

Një tërmet është regjistruar sot në Kosovë. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetaretërmeti është regjistruar në orën...

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik, policia jep detaje Persona të panjohur dyshohet se kanë...

Mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve, IQMT vazhdon aksionin në gjithë Kosovën

Dy biznese që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve janë mbyllur gjatë...