Doli për t’i shpëtuar lopët pasi tentuan t’ia vidhnin, plagoset një person në Podujevë

PUBLIKUAR

Të shtunën rreth orës 02:20 pasmesnatës, disa persona kanë tentuar të vjedhin në një stallë të bagëtive në Podujevë, më saktësisht në fshatin Majac.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima mashkull Kosovar ka deklaruar se kishte dëgjuar zhurmën e bagëtive, dhe kur kishte dalë jashtë kishte parë 4 persona duke i vjedhur lopët, njofton klankosova.tv

Të njëjtit kishin shtënë me armë në drejtim të tij. Viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor.

“Viktima mashkull kosovar ka deklaruar se kishte dëgjuar një zhurmë të kafshëve e cila vinte nga stalla e bagëtive. Kur viktima kishte dal në oborr, kishte vërejtur 3-4 persona të panjohur qe tentonin të vjedhin kafshët (lopët) nga stalla. Të dyshuarit kur kanë vërejtur viktimën kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe ishin larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi në pjesën e abdomenit kishte pësuar një lëndim sipas të cilit ishte shkaktuar nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të armës së zjarrit” – shkruhet në raportin e Policisë.

Rasti po hetohet nga Policia e Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Votohet në parim Byroja për Konfiskimin e Pasurisë

Kuvendi i Kosovës ka kaluar shqyrtimin në parim të projektligjit për Byronë Shtetërore për...

Deputetët e PDK-së lëshojnë seancën plenare

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar seancën plenare të Kuvendit...

Kurti ende në seancë, takimi me Hamzën s’ka nisur

Edhe pse u raportua se takimi mes kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, dhe atij...