FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

PUBLIKUAR

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar ndaj vendimit të Federates së Futbollit të Kosovës, ndaj Klubit Futbollistik “Ulpiana 1926”, për largim nga garat e Ligës së Parë.

Sipas Reçices DKRS, e as institucioni i komunës së Lipjanit nuk ka ndërhy në asnjë proces të zgjedhjes së kryesive të klubeve lokale, por situata aktuale me klubin futbollistik “Ulpiana 1926” është e papranueshme dhe kërkojmë reflektim të menjëhershëm!

Postimi plotë:

Vendimi i fundit i Federates së Futbollit të Kosovës, ndaj Klubit Futbollistik “Ulpiana 1926”, për largim nga garat e Ligës së Parë, paraqet shqetësim serioz për DKRS-në dhe për të gjithë sportdashësit e qytetit të Lipjanit, që këtë klub e kishin Krenari të Qytetit.

Nuk mund të qëndrojmë indiferent ndaj këtyre zhvillimeve të fundit dhe nga ky reagim, kërkojmë dorheqjen e menjëherëshme të kryesisë së klubit, kryesi e cila është zgjedhur me vullnetin e lirë të delegatëve dhe pa asnjë indikacion institucional.

Përpjekjet tona për mbështetje të vazhdueshme si në pjesët infrastrukturore, ashtu edhe në subvencionim të klubit, nuk na lënë të heshtim dhe të kalojmë pa e kërkuar publikisht, mbajtjen e një kuvendi të klubit dhe zgjedhjen e kryesisë së re, e cila do ta rikthej klubin në vendin të cilin e meritojnë sportistët dhe qytetarët e Lipjanit.

DKRS, e as institucioni i komunës së Lipjanit nuk ka ndërhy në asnjë proces të zgjedhjes së kryesive të klubeve lokale, por situata aktuale me klubin futbollistik “Ulpiana 1926” është e papranueshme dhe kërkojmë reflektim të menjëhershëm!

12.4.’24

SHIKO MË SHUMË

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...