Shtime: Largohet pas gati 6 orë e gjysmë mjeti i dyshuar shpërthyes nga Lufta e Dytë Botërore

PUBLIKUAR

Është tërhequr mjeti shpërthyes në Shtime që dyshohet të ketë qenë predhë artilerie.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Predha është tërhequr në ora 18:05 nga ekipet e FSK-së”, tha shkurt Veseli për Klankosova.tv.

Ekipet e FSK-së kanë bërë rreth 6 orë e 30 minuta për ta hequr mjetin shpërthyes, e cila dyshohet të ketë qenë që nga lufta e Dytë Botërore, pasi për rastin policia ishte njoftuar në ora 11:30.

“Më datën 11.04.2024, rreth orës 11:30 kemi pranuar një informatë se afër rezervuarit të ujit në rrugën ‘Skënderbeu’ në Shtime ishte një mjet i dyshuar, predhë artilerie, e cila dyshohet të jetë nga Lufta e Dytë Botërore”, ka thënë Veseli.

SHIKO MË SHUMË

Protestat në kryeqytet, paralajmërohen vonesa në transportin urban

Për shkak të protestave të paralajmëruara për sot në kryeqytet, qytetarët janë njoftuar se...

Arrestohet një person në Skënderaj për krime lufte

Një person i dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” është arrestuar...

Protesta për ligjin e Speciales rikthehet sot në Prishtinë, shtohet prania e policisë te Qeveria e Kosovës

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së do të rikthehen sot në protestë, duke...