Aivo Orav shef i ardhshëm i Zyrës së BE’së në Kosovë

PUBLIKUAR

Aivo Orav, i cili aktualisht shërben si ambasador i Bashkimit Evropian në Estoni, është zgjedhur si shefi i ardhshëm i Zyrës së BE-së në Kosovë.

Kur të konfirmohet edhe zyrtarisht, Orav do ta zëvendësojë në këtë post në Prishtinë ambasadorin aktual, Tomas Szunyog.

Shefi i ardhshëm i zyrës së BE-së në Kosovë ka përvojë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pasi më herët ka shërbyer si shef i delegacionit të bllokut evropian në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi.

Në kuadër të ndryshime, diplomati italian, Luigi Soreca, pritet të bëhet shef i delegacionit të BE-së në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës. Diplomati italian ka qenë ambasador i bllokut në Shqipëri. /REL

SHIKO MË SHUMË

Shala: Qytetari po paguan taksë jomeritore – sektori energjetik në situatë të rënduar

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka deklaruar se fusha e energjisë elektrike në Kosovë...

Ankesat për faturat e rrymës, ZRRE: Po ndërmerren masa konkrete

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka bërë të ditur se është duke monitoruar...

Aksident i rëndë në Gjilan, e përfshirë një veturë e policisë

Një aksident i rëndë trafiku raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në qytetin e Gjilanit. Në...