FSK përfundon me sukses demolimin në Arllat të Drenasit, bënë edhe evakuimin e një mjeti shpërthyes

PUBLIKUAR

Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se kanë përfunduar me sukses demolimin në oborrin e shtëpisë në Arllat të Drenasit.

FSK ka njoftuar se gjatë intervenimit nga Organizata HALO është gjetur një mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie dhe se EOD ka intervenuar me të marrë informacionin.

“Me të arritur në vendngjarje, ekipi i EOD-së ka marrë situatën nën kontroll duke siguruar banorët e lagjes dhe duke kryer evakuimin e tyre. Pastaj ekipi me profesionalizëm ka kryer punët mbrojtëse për të penguar efektet shpërthyese të mjetit të gjetur me qëllim të ruajtjes së jetës dhe pronës, dhe është kryer shpërthimi i kontrolluar i mjetit shpërthyes. Ky shpërthim është kryer në mënyrë të sigurt duke ruajtur edhe shtëpinë që ishte në distancë 15 m nga mjeti shpërthyes”, ka shkruar FSK në “Facebook”.

Tutje, FSK ka shtuar se ekipet e EOD-së së Kompanisë së Deminimit të FSK-së janë ekipe të trajnuara, shumë profesionale që ndihmojnë në largimin e këtyre rreziqeve dhe ruajtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve të Kosovës

SHIKO MË SHUMË

Tahiri bisedon në telefon me Thaçin: E njoftova se nesër zëri i shqiptarëve do të dëgjohet fuqishëm në Shkup

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka njoftuar se ka realizuar një...

Shkon në dy numri i viktimave të aksidentit në “Ibrahim Rugova”

Përveç drejtueses së veturës, ka vdekur edhe një grua tjetër si pasojë e aksidentit...

Rrëzohet kërkesa për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatësja Ekaterina Trendafilova, ka vendosur më...