Adelina Ismaili reagon rreth deklaratës që aktori Enver Petrovcit e tha në emisionin e saj

PUBLIKUAR

Adelina Ismaili ka reaguar lidhur me deklaratën e aktorit Enver Petrovcit i cili në emisionin e saj kishte ofenduar rëndë ish-komandantët e UÇK-së, teksa thurte lavdata për Kryeministrin aktual Albin Kurti.

Adelina e ka quajtur linçim të frikshëm reagimet ndaj deklaratës së Petrovcit.

“I frikshëm linçimi publik që po i bëhet prof Enver Petrovcit vetëm pse deklaroi se “Udhëheqësit e UÇK-së i ka krijuar koha”, ka shkruar ajo.

Tutje, Adelina në një postim në rrjetin e saj në Instagram, ka mbajtur edhe një ligjëratë, duke e arsyetuar deklaratën e Petrovcit përmes disa liderëve që i ka krijuar koha.

Edhe Enver Hoxhën e ka krijuar koha. Edhe Charles de Gaulle-in e ka kriju koha. Histori kolektive çfarë po lexoj kundër prof.Petrovci këto 24 orët e fundit.

Deklaratën ofenduese të Petrovcit ndaj udhëheqësve të UÇK-së, Adelina e ka quajtur vlerësim të një artisti per politikanë.

Nëse një artist nuk guxon ta vlerësojë se një politikan është më artistik sesa tjetri, sa guxojmë të flasim ne tjerët?”, ka shkruar Adelina Ismajli.

SHIKO MË SHUMË

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...