Canaj: Delegacioni i Kosovës në Asamblenë Parlamentare nuk ka asnjë ndikim në NATO

PUBLIKUAR

Ish-diplomati i Kosovës, Blerim Canaj thotë se delegacioni i Kosovës në Asamblenë Parlamentare nuk ka asnjë ndikim në NATO.

Canaj në një prononcim thotë se avancimi i statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s nuk është hap konkret drejt partneritetit për paqe.

“Delegacioni i Kosovës në Asamblenë Parlamentare nuk ka asnjë ndikim në NATO. Kosova dërgon deputet vëzhgues në asamble. Nuk është hap konkret drejtë Partneritetit për Paqe apo ndonjë relacioni të posaçëm me NATO-n”, tha Canaj.

“Ka të bëjë vetëm për statusin pjesmarrës në takime i cili i paraprinë antarësimit te plotë në ANSAMBLENË PARLAMENTARE të NATO-s, por nuk ka te bëj drejtëperdrejtë me antarësim në NATO. AP e NATO-s është strukturë civile e NATO0S dhe nuk është pjesë në strukturat organizative ne kuadër të NATO HQ. Ka një rol konsultativ psh rreth qështjeve të demokratizimit apo cështje të tilla”, shton Canaj.

Ish-diplomati thotë se për anëtarësim në NATO është një rrugë e gjatë që duhet ndjekur.

“Për anëtarësim në NATO është një rrugë që duhet ndjekur. Duhet të vie ftesa, pastaj janë katër vende mosnjohëse që nuk e ofrojnë konsenzusin për të ftuar Kosovën për të filluar procedurat e anëtarsimit”, tha Canaj.

Ai tutje shton se, dialogu me Serbinë është çelësi që të shqyrtohen këto tema.

“Vullneti për fillim të negocimit, hapjen e kapitujve/ fazave të Kosovës me BE-në për integrim, nuk konsiderohet si opsion real nga Brukseli. Edhe në këtë temë, argument janë pesë vendet mosnjohëse të BE-së. Ndërsa, si me rastin e anëtarësimit në NATO, ashtu dhe në rastin e BE-së, kushtëzimet janë që fillimisht duhet përfunduar dialogun me Serbinë, dhe pastaj të shqyrtohen temat në fjalë”, tha Canaj për GazetaBlic

SHIKO MË SHUMË

Ardhja e mërgimtarëve rrit fluksin në pikat kufitare, pritje deri në 40 minuta

Në pikat kufitare të vendit, ka nisur krijimi i kolonave të pritjes për shkak...

Sulmoi fizikisht të dashurën në autostradën Ferizaj–Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Një shtetas i Kosovës është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht të dashurën...

Ardhja e bashkatdhetarëve në vendlindje, kjo është gjendja në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme përditësoi...