Ekskluzive: Ramiz Kelmendi vazhdon të jetë pjesë e PDK-së

PUBLIKUAR

Deputeti I Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ramiz Kelmendi, pas paralajmërimit të mbrëmshëm se pritet të tërhiqet nga PDK, sapo është prononcuar për Telegrafin, duke thënë se vazhdon të jetë pjesë e PDK-së.

“Meqenëse në PDK po vazhdojnë zhvillime të brendshme pozitive, pra PDK po e kalon një fazë, siç patëm edhe konventën, po ofroj mundësi kohore që një akti të diskutuar me bashkëpunëtorët t’i japim mundësi të re për të gjetur rrugë në implementimin e rekomandimeve në të mirë të përmbushjes së tyre – në drejtim të zhvillimit ekonomik”, ka thënë Kelmendi për Telegrafin. “Kam të drejtë njerëzore, kushtetuese dhe morale që këto aftësi të mia të gjejnë rrugë të implementimit dhe që ky implementim, ju garantojë se do të shihej shumë i dobishëm për ndryshimin e gjendjes ekonomike në vend, për vetëm brenda gjashtë muajsh. Duke e njohur mundësinë që ka PDK për të mbështetur këto procese në realizimin e këtyre objektivave, unë shpresoj shumë se rekomandimet e mia janë të mundshme për zbatim. Unë dhe të gjithë ne duhet ti shpallim betejë kësaj dukurie, që është beteja për ngritje në zhvillim ekonomik të vendit dhe unë e di se mund t’ia dalim mbanë”.

SHIKO MË SHUMË

Kurti: Albulena Haxhiu do vazhdojë të jetë u.d Presidente, si unë Kryeministër në detyrë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë si ai, edhe Albulena Haxhiu është ende...

OVL e UÇK-së: Kundërshtojmë çdo përpjekjeje për ta mbajtur Kosovën peng të llogarive partiake të Albin Kurtit

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve...

Drejtori i Urbanizmit në Gjilan njofton nisjen e projektit 18-milionësh në qytet

Drejtori i Urbanizmit i Gjilanit, Flakron Rexhepi, ka njoftuar se ka nisur faza intensive...