Agjentit i futbollistit turk flet rreth marrëveshjes me Interin

PUBLIKUAR

Agjenti i futbollistit turk, Caner Erkin mohon se ka nënshkruar një marrëveshje me Interin.

Këtë javë është raportuar se Fenerbahce ka rënë dakord për një marrëveshje trevjeçare me vlerë prej 1.8 milion euro në sezon me Nerazurrët, por duket se nuk është e vërtetë.

“Të paktën pesë apo gjashtë ekipe janë interesuar për shërbimet e Erkinit, por nuk mund të përmend emrat e tyre”, tha Batur Altiparmak.

“Asnjë marrëveshje nuk është arritur me ndonjë ekip. Ne kemi pasur kërkesa për takim, por asnjë ofertë zyrtare”, tha agjenti i mbrojtësit të krahut të majtë.

Raportohet se edhe Liverpool dhe Stoke City gjithashtu po kërkojnë shërbimet e reprezentuesit turk. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...