Probleme me ujëra tek udhëkryqi në drejtim të Janjevës

PUBLIKUAR

Ministria e Infrastrukturës e Kosovës, me anë të një komunikate për media ka bërë të ditur detajet rreth gjendjes së rrugëve në segmentet nacionale dhe regjionale, pash shirave, përkatësisht vërshimeve.

Ja njoftimi i plotë:

Gjendja në rrugët nacionale dhe regjionale deri në orën 15:30 është kjo:

Probleme me ujëra ka ende në rrugën Nacionale N2, segmenti Ferizaj deri tek udhëkryqi në drejtim të Janjevës, në lokacionin Babush dhe tek kolegji “Mehmet Akif“.

Në këto dy lokacione ka ende ujë, në njërën pjesë të shiritit qarkullues, sasia e ujit është në rënie, kompania e mirëmbajtjes është duke intervenuar dhe ka bërë sinjalizimin e nevojshëm.

Shipashnicë e epërme-Desivojcë ku vazhdimisht kemi shembje të gurëve dhe dheut e cila është e hapur për komunikacion por me rrezik nga shembjet eventuale të gurëve të mëdhenj.

Kontraktuesi është në gatishmëri për çdo lloj intervenimi.

Rrëshqitjet të cilat janë paraqitur në autostradën “Ibrahim Rugova“ janë duke u menaxhuar në kuadër të kompanive të mirëmbajtjes.

Në rrugët tjera nuk ka probleme të theksuara, ka erodime për shkak të reshjeve të mëdha, mirëpo kompanitë e mirëmbajtjes janë në gatishmëri dhe intervenojnë sipas nevojës.

Në të gjitha regjionet, kompanitë e mirëmbajtjes janë në kujdestari 24 orë. /LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Dy raste me fruth në Lipjan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill...

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Në Magure të Lipjanit, Daut Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë te ish-ushtari i...

Lipjan: Rrahje pas debatit në trafik, policia u gjen armë e bisht sëpate të dyshuarve

Dy persona në Lipjan, kanë përfunduar në ndalim policor, pasi të njëjtit pas një...