BQK pas takimit në Bruksel: Rregullorja e re nuk u kontestua, e nevojshme të jepen sqarime të duhura për dinarin

PUBLIKUAR

Banka Qendrore e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me takimin që e pati delegacioni i lartë i këtij institucioni me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, në Bruksel, dhe me ekipin e Serbisë.

BQK bën me dije se në takimin me Lajçak delegacioni i BQK-së ka informuar dhe paraqitur argumentet lidhur me Rregulloren për Operacione me Para të Gatshme.

“Autoriteti kushtetues dhe ligjor i BQK-së dhe rregullimi i vendosur nga BQK-ja nuk u vu në diskutim apo kontestua nga BE-ja, megjithatë janë ngritur disa brenga për ndikimin e mundshëm te qytetarët tanë të komunitetit serb. Ndaj edhe është vlerësuar e nevojshme pjesëmarrja për të dhënë sqarime të duhura lidhur me këto shqetësime si dhe argumentuar praktikisht mundësitë ligjore dhe teknike ekzistuese të transferimit të mjeteve financiare”, thuhet në njoftim.

Tutje, shtohet se delegacioni i BQK-së ka elaboruar në detaje zgjidhjet e mundshme teknike të transferimit të mjeteve përmes kanaleve bankare dhe me transparencë, për të fasilituar në zgjedhjen e opsionit me të lehtë për procesin e transferimit të mjeteve  në llogaritë e përfituesve (në Euro), në pajtim me rregullativën ligjore në fuqi.

“Delegacioni i BQK-së pas këtij takimi, me sugjerimin dhe nën organizimin e BE-së takoi edhe delegacionin teknik të Ministrisë se Financave të Serbisë, ku brenda mandatit të saj paraqiti dhe diskutoi opsionet e paraqitura nga BQK-ja dhe u argumentua mundësia dhe lehtësia e realizimit të tyre në praktikë nëse një vullnet i tillë ekziston nga pala dërguese, pa asnjë ndryshim të kornizës ligjore në fuqi”. /Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Mblidhet LDK-ja, Manaj: Vendimi për kuvendin merret pas verifikimit të nënshkrimeve

Në selinë e Lidhja Demokratike e Kosovës po mbahet një takim i brendshëm i...

Ismet Kryeziu: Shtyrja e seancës konstituive është qesharake dhe e papërgjegjshme

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se mosthirrja e seancës konstituive të kuvendit...

Tahiri prezanton gjetjet e tij për reformat globale në platformën e Bankës Botërore: Kosova po dëgjohet si zë serioz

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka bërë të ditur se gjetjet...