Tahiri: Djegia e flamurit të Kosovës në Zveçan kaloi me vëzhgim të Qeverisë

PUBLIKUAR

Ish-kryenegociatorja për bisedimet Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka reaguar pas djegies së flamurit të Kosovës në Zveçan.

Tahiri përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se ky veprim kaloi me vëzhgim të Qeverisë.

“Sovran me fjale, vezhgues ne sovranitetin e sigurise – djegja e flamurit te Kosoves ne veri kaloi me vezhgim te qeverise”, shkruan Tahiri.

Kujtojmë se, persona të panjohur gjatë të shtunës i kanë vënë flakën flamurit të Kosovës në komunën e Zveçanit. Lidhur me këtë situatë, ka reaguar KFOR-i. Në një njoftim për media KFOR ka bërë të ditur se gjendja në komunën e Zveçanit është stabilizuar.

SHIKO MË SHUMË

Ndahet nga jeta zyrtari policor Shefkat Llutfiu

Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor...

Supremja ia zbut dënimin Edmond Lajqit, nga burgim i përjetshëm në 30 vjet për vrasjen e bashkëshortes

Gjykata Supreme e Kosovës, duke vendosur lidhur me ankesën e mbrojtësit të të Edmond...

E rëndë: 76-vjeçarja gjendet e pajetë brenda banesës në Mitrovicë

Një 76-vjeçare është gjetur e vdekur paraditen e sotme në banesën e saj në...