Prishtinë, tre persona rrahen me njëri-tjetrin, një i lënduar

PUBLIKUAR

Tre persona dyshohet se janë rrahur me njëri-tjetrin në rrugën “Isa Boletini” dje në Prishtinë.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Njësitet policore rreth vendit të ngjarjes në një lokal kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator dhe 3 fishekë të kalibrit 6 mm, që dyshohet se është përdorur.

Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. /Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Gjykata ua heq arrestin shtëpiak dy mjekëve të dyshuar për ryshfet

Gjykata Themelore në Mitrovicë ua ka ndërprerë masën e arrestit shtëpiak dy mjekëve me...

Ulja e dënimit ndaj Edmond Lajçit, flet vëllai i Gjyljeta Ukellës: Drejtësia ishte kundër motrës sonë, na vranë për së gjalli

Ditën e sotme, Gjykata Supreme ka ndryshuar vendimin ndaj Edmond Lajçit, të dënuarit për...

Ndahet nga jeta zyrtari policor Shefkat Llutfiu

Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor...