Aksion i Policisë: Arrestohet trafikuesi i narkotikëve në Vërmicë, konfiskohen mbi 33 kg marihuanë

PUBLIKUAR

Policia  e Kosovës, respektivisht Sektori i Hetimeve nga Departamenti për Kufi, ka zhvilluar një aksion në bjeshkët e fshatit Vermicë, ku është arrestuar një person që dyshohet për trafikim të drogës dhe janë konfiskuar mbi 33 kilogramë marihuanë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Policisë, dy personat e dyshuar janë hasur duke hyrë nga territori i Republikës së Shqipërisë në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve malore në mënyrë të paligjshme.

Njëri prej tyre është arrestuar dhe janë konfiskuar mbi 33 kilogramë marihuanë, e ndarë në dy çanta, ndërkaq i dyshuari tjetër është arrestuar.

“Personat e lartcekur janë vërejtur se gjatë lëvizjes, në shpinë bartnin ngarkesa të dyshuara, ku pasi të njëjtit kishin hyrë në zonën e Republikës së Kosovës, nga zyrtarët policor janë urdhëruar që të ndalohen, mirëpo të njëjtit kanë lëshuar ngarkesat që bartnin dhe kanë filluar që të ikin, njëri nga ta është arritur të ndalohet nga ana e zyrtarëve policorë.

Ngarkesa e dyshuar ndodhej në dy çanta me 11  (njëmbëdhjetë) paketime në sasi prej 33.800 kg (tridhjetë e tre kg e tetëqind gram), substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kompetent dhe rasti i kompletuar së bashku me substancën e dyshuar i dorëzohet Drejtorisë per Hetimin e Trafikimit me Narkotik Prizren për trajtim të mëtutjeshëm” – ka njoftuar Policia.

SHIKO MË SHUMË

Ulja e dënimit ndaj Edmond Lajçit, flet vëllai i Gjyljeta Ukellës: Drejtësia ishte kundër motrës sonë, na vranë për së gjalli

Ditën e sotme, Gjykata Supreme ka ndryshuar vendimin ndaj Edmond Lajçit, të dënuarit për...

Ndahet nga jeta zyrtari policor Shefkat Llutfiu

Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor...

Supremja ia zbut dënimin Edmond Lajqit, nga burgim i përjetshëm në 30 vjet për vrasjen e bashkëshortes

Gjykata Supreme e Kosovës, duke vendosur lidhur me ankesën e mbrojtësit të të Edmond...