Shqiptari që serbët i thanë në morg ta identifikonte trupin e Adem Jasharit: Kur e rrotullova…

PUBLIKUAR

Rexhep Gara e kishte parë trupin e pajetë të komandatit Adem Jashari pas sulmit të marsit të vitit 1998 në kullën e Jasharëve në Prekaz.

Ai kishte qenë në morgun e Prishtinës kur serbët i kishin thënë ta identifikonte Adem Jasharin.

Gara tha në Frontal në T7 se kur e kishte parë trupin e tij, nuk kishte treguar se kishte qenë i Adem Jasharit.

“Ishin të interesuar. Kur e kam pa komandantin, e kam rrotullu – e kam njoftë, e kam taku dy herë. Kur e kam pa trupin e komandantit, iu kam thënë ‘badihava më shtini se s’e njoh’. Kur e kam rrotullu trupin e komandantit ata e kanë vërejtë që ishte ai”, tregon Gara.

Ai tha se deri kur e pa, nuk kishte besuar “që mundet komandanti me qenë aty”.

“Komandanti e ka pasë një plumb në gjoks. Plagë tjetër s’i kam pa”, tha ai.

SHIKO MË SHUMË

Gjykata ua heq arrestin shtëpiak dy mjekëve të dyshuar për ryshfet

Gjykata Themelore në Mitrovicë ua ka ndërprerë masën e arrestit shtëpiak dy mjekëve me...

Ulja e dënimit ndaj Edmond Lajçit, flet vëllai i Gjyljeta Ukellës: Drejtësia ishte kundër motrës sonë, na vranë për së gjalli

Ditën e sotme, Gjykata Supreme ka ndryshuar vendimin ndaj Edmond Lajçit, të dënuarit për...

Ndahet nga jeta zyrtari policor Shefkat Llutfiu

Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor...