Kurti: Me vendet aleate jemi miq, por s’pajtohemi për çdo gjë

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur për situatën politike në vend, veçmas në raportet mes Kosovës dhe aleatëve të saj.

“Ne me vendet aleate e partnere jemi miq, por që nuk do të thotë se pajtohemi në çdo vend dhe për gjithçka”, tha Kurti shkruan rtklive transmeton Klankosova.tv

Kurti foli edhe rreth vendimit të Bankës Qendrore për dinarin serb.

Ai tha se Qeveria e Kosovës, në bazë të ligjeve dhe të Kushtetutës, ka për detyrë ta mbështesë vendimet dhe rregulloret e BQK-së, derisa shtoi se raportet Kosovë-SHBA janë shumë të mira.

Ndërkaq lidhur me takimin mes tij dhe presidentit serb, Vuçiq, kryeministri Kurti tha se nëse BE (v.j.),i thërrasin për nënshkrim të marrëveshjes, padyshim që shkon.

“Jam treguar konstruktiv edhe atëherë kur na kanë thirrur në Bruksel dhe raundi i bisedimeve nuk mund të thuhet se ka qenë i suksesshëm. Unë këtë e bëj për BE-në, por edhe për shkak se duhet të kemi marrëdhënie normale me Serbinë”, tha ai.

SHIKO MË SHUMË

Kurti pas takimit me presidenten: Duhet të jemi bashkë për shumë sfida shtetërore

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas takimit të parë me presidenten Justina Shiroka-Pula, teksa...

Kurti do ta takojë sot presidenten, Shiroka-Pula

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka folur për kritikat e ndërkombëtarëve lidhur me...

Dyshohet për dhunimin dhe grabitjen e një shtetaseje të huaj në Prishtinë, policia në kërkim të tre personave

Një rast i rëndë i dyshuar i dhunimit është raportuar në Prishtinë, ku viktimë...