Stoltenberg: Bota është bërë më e rrezikshme, por NATO është bërë më e fortë

PUBLIKUAR

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se bota është bërë më e rrezikshme por aleanca është bërë më e fortë.

Stoltenberg kështu ka deklaruar në Konferencën e Sigurisë që po mbahet në Munih të Gjermanisë, njofton Klankosova.tv.

“Bota është bërë më e rrezikshme, por NATO është bërë më e fortë. Në Konferencën e Sigurisë në Munih, theksova se Evropa dhe Amerika e Veriut duhet të vazhdojnë të qëndrojnë fuqishëm në NATO”, deklaroi Stoltenberg.

“Është gjithashtu jetike dhe urgjente që ne të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën. Kjo është mënyra më e mirë për të nderuar kujtimin e Navalnyt”.

Në Munih janë mbledhur liderët kryesorë ku temë diskutimi është bërë lufta në Ukrainë dhe konflikti në Lindjen e Mesme.

SHIKO MË SHUMË

Mbi 1 mijë aplikantë më shumë në UP, Hajrullahu: Kemi studentë të pranuar edhe nga diaspora për herë të parë

Universiteti i Prishtinës ka shënuar rritje të interesimit për studime për vitin e ri...

Gjini: Kosova po futet në krizë të panevojshme, partia në pushtet s’ka ide shtetformuese

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini,  ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend. Ai...

Kaq shitet nafta në Kosovë, Shqipëri, Serbi, Mal të Zi e Maqedoni

Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursat ndërkombëtare, të nxitura...