61-vjeçari nga Maqedonia e Veriut gjendet i vdekur në motel në Ferizaj

PUBLIKUAR

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut, 61-vjeç, është gjetur pa shenja jete në një motel në Ferizaj.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha se rasti ka ndodhur sot rreth orës 16:35.

“Më datën 15.02.2024, rreth orës 16:35 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në një motel në Ferizaj, një person, mashkull, i moshës 61 vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut është gjetur pa shenja jete, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët kujdestar”, tha Veseli, transmeton Express.

Ai tha se policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Rasti është cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

SHIKO MË SHUMË

Ministria e Brendshme hap konkurs për gjashtë pozita udhëheqëse

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka shpallur konkurs për pranimin e gjashtë udhëheqësve të...

Mbi 1 mijë aplikantë më shumë në UP, Hajrullahu: Kemi studentë të pranuar edhe nga diaspora për herë të parë

Universiteti i Prishtinës ka shënuar rritje të interesimit për studime për vitin e ri...

Gjini: Kosova po futet në krizë të panevojshme, partia në pushtet s’ka ide shtetformuese

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini,  ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend. Ai...