Veseli : Ngjarjet e vitit 1981 formësuan modelin e rezistencës në Kosovë

PUBLIKUAR

Me rastin e shënimit të përvjetorit të 35-të të demonstratave studentore të vitit 1981, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli priti në takim një delegacion nga Shoqata e të Burgosurve politikë të Kosovës.

Në takim u bisedua për rëndësinë e pranverës studentore ’81 në forcimin e vetëdijes politike të shqiptarëve në Kosovës dhe influencën e saj në rritjen e mëtutjeshme të lëvizjes kombëtare për liri për të drejtat kombëtare të popullit shqiptar në Kosovë.

Në këtë kontekst kryetari Veseli theksoi se “ngjarjet e vitit 1981, duke vazhduar me shembullin e rezistencës së bacës Adem Demaçi, formësuan modelin e rezistencës ndaj regjimit jugosllav dhe masivizuan pakënaqësinë me këtë regjim”, për të shtuar se “terrori policor ndaj demonstratave të asaj pranvere ishte ekstrem, por lëvizja jonë kombëtare doli më e fuqishme nga ato ngjarje”.

Në takim u bisedua edhe me gjendjen e të burgosurve politikë në Kosovë dhe angazhimet e tyre në proceset aktuale nëpër të cilat është duke kaluar vendi ynë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dogana konfiskon mbi 13 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

Dogana e Kosovës ka zbuluar mjete monetare të padeklaruara në vlerë prej 13.353,98 eurosh...

Parkingu i madh i Prishtinës prapa Pallatit të Rinisë falas gjatë kohës sa mbahet protesta kundër Gjykatës Speciale

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar qytetarët se parkingu prapa Pallatit...

Komandanti i Zjarrfikësve: Zjarri në Fushë Kosovë prej më të mëdhenjëve në dekadën e fundit

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi, ka bërë të ditur se zjarri i...