Promovohet libri “Gazetaria Online në Kosovë dhe në rajon, etika dhe sfidat e vetërregullimit”

PUBLIKUAR

Në UBT është promovuar libri “Gazetaria Online në Kosovë dhe në rajon, etika dhe sfidat e vetërregullimit”, i profesorit Musa Sabedini, i cili u dedikohet studentëve të gazetarisë e studiuesve të medias.

Libri trajton sfidat e gazetarisë online dhe pjesën e vetërregullimit, ndërsa nga folësit u kërkua që pushteti të qëndrojë sa më larg medieve, raporton Ekonomia Online.

Rektori i Kolegjit UBT, Edmond Hajrizi, tha se autori i librit ka bërë punë të nevojshme, duke trajtuar një tematikë me rëndësi aktuale gjatë periudhës së digjitalizimit.

“Marrë parasysh fjalën online dhe epokën e digjitalizimit mendoj se është me rëndësi kjo tematikë. Tek pjesa online nuk kemi pasur diçka të tillë edhe pse ndoshta në Kosovë kemi mbi 300 portale online aktive. Musa e ka bërë një veprim të duhur”, u shpreh ai.

Ai tha se me faktin qe vetë profesori Sabedini është bartës i një portali online, i përjeton vetë çdo ditë vështirësitë etike, në të dyja aspektet, profesionale dhe etike.

Fjalë të mira pati edhe Dekani i fakultetit për media dhe komunikim brenda UBT-së, Ferit Selimi, i cili përgëzoi autorin për guximin e marrjes me hulumtime të tilla.

“Unë e përgëzoj për guximin qe ka për aktivitete të tilla, pasi të merresh me hulumtime të tilla nuk është edhe e lehtë. Për nga volumi shihet se ka material të bollshëm e që profesori ka arritur t’i realizojë në mënyrë studimore”, u shpreh ai.

Ndërkaq recensenti i librit, Safet Zenjullahu, tha se libri është një bazë e mirë për studime nga përmbajtja dhe hulumtimet e nxjerra do të shërbejnë për të ardhmen.

Ai tha se Sabedini në faqen 208 ka përmendur median e parë online (Qendra Informative e Kosovës – QUK) derisa aktualisht janë mbi 600.

“Profesori Musë ka çka thotë, është libri i parë akademik për media online dhe profesori duhet të jetë krenar”, u shpreh ai.

E autori i këtij libri, Musa Sabedini, dha disa detaje mbi librin.

“Me u marr me portale është si me qenë avokat mbrojtës, mirëpo asnjëherë nuk bëhem pjesë e atyre që japin lajme të gabuara. Unë i bëra disa vite në gazetari,  jetoj 24 orë me botën e medias online, ua di të mirat dhe defektet andaj kam pasur dëshirë të bëj diçka për të”, deklaroi ai.

“Kam folur shumë për pjesën e vetërregullimit. Pushteti duhet me qenë sa më larg medias online, është Këshilli i Mediave të Shkruara që e bën mbikëqyrjen. Janë diku 500 portale zyrtarisht, 33 janë mbyllë, 57 janë pjesë e KMSHK-së, pra respektojnë etikën mediale”.

Tutje ai tha se në libër janë përmendur edhe sfidat nga inteligjenca artificiale.

Sabedini ka folur edhe për inteligjencën artificiale dhe ndikimet që ajo do të mund të ketë në gazetarinë online.

SHIKO MË SHUMË

Bahtiri thotë se te LDK-ja i kërkoi nënshkrimet “pasi u konsultua me Kurtin”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri ka shkuar tek zyrat e grupit parlamentar të...

Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative të vetme – t’i rezistojmë kësaj tendence

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është përfshirë në debatin për zgjedhjen e presidentit të...

LDK e përsërit: I kemi 15 nënshkrime, presidenti duhet të zgjidhet me konsensus!

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku, ka deklaruar se Vetëvendosje nuk ka...