Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë paratë për të blerë skanerë, në mënyrë që të ndalet kontrabandimi i bombolave me gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës.
Në protestën e fundit kundër marrëveshjeve me Serbinë, të arritura me ndërmjetësim të Bashkimit Europian, deputetët e partive opozitare të enjten shpërthyen edhe dy bombola gazi, hodhën ujë në drejtim të kryeministrit Isa Mustafa dhe drejtuan laserë në fytyrën e ministrit të brendshëm, transmeton Klan Kosova.
Pasi sigurimi ka dështuar ta ndalojë futjen e lotsjellësit në sallë, qeveria ka vendosur të blejë një skaner të ri – të tipit që përdoret në aeroporte.
Opozita ka thënë se është sekrete, mënyra se si po futet gazi lotsjellës në Kuvend, ndërsa policia është duke e hetuar akoma këtë gjë.


