Murati njofton se pagat e janarit dalin me rritje: Kjo e bën mesataren prej 780 euro bruto

PUBLIKUAR

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se sot janë proceduar me rritje pagat e muajit janar për sektorin publik, me koeficientin e ri prej 110 euro.

Murati tha se kjo e bën pagën mesatare bruto prej 780 euro në muaj në sektorin publik.

“Buxheti për paga në vitin 2023 ishte për 17% më i lartë sesa viti paraprak. Kurse sivjet shtohen edhe 5% tjera, duke u siguruar kështu që rritja në vazhdimësi të tejkalojë normën e inflacion, që për vitin 2022 ishte 11.6% ndërsa për vitin 2023 ishte 4.9%”, shkroi Murati, transmeton Klankosova.tv.

Në lidhje me koeficientin e ri të pagave patën protestuar Policia e Kosovës, konkretisht njësitet speciale, të cilët kanë kërkuar që në pagën e tyre të përfshihen edhe shtesat e rrezikshmërisë e një sër kërkesash tjera

SHIKO MË SHUMË

Falsifikuan dokumente të Serbisë për ta shitur një tokë 1.5 milionëshe, në pranga dy serbë e një kosovar

Policia e Kosovës, njoftoj se tre persona janë dërguar në mbajtje, pasi që të...

Parashikimi i motit për fundjavë – Temperaturat deri në 35 gradë, paralajmërohet për shi në disa vende

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për motin që pritet të mbaj gjatë këtij...

Lirohet një hapësirë publike në kompleksin ‘Ramiz Sadiku’, ishte shfrytëzuar si parking privat pa bazë ligjore

Një hapësirë publike në Kompleksin “Ramiz Sadiku”, e cila ishte duke u shfrytëzuar pa...