Rusia i premton Serbisë përkrahje për Kosovën

PUBLIKUAR

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka premtuar se do të vazhdojë ta përkrahë integritetin territorial të Serbisë, përfshirë edhe pretendimet e saj ndaj, siç e ka quajtur, rajonin e kontestuar të Kosovës.

“Putin e ka thënë qartë se Serbia mund të llogarisë në Rusinë çdo kund ku Serbia e mbron integritetin territorial dhe pavarësinë e saj, veçanërisht në Kosovë”, ka thënë presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolliq, pas takimit të 10 marsit, me Putinin në Moskë.

Serbia, e cila ka marrëdhënie të gjata e të afërta me Rusinë, mbështetet te përkrahja e Moskës në luftën e saj diplomatike që ta parandalojë Kosovën që të bëhet pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Putini dhe Nikolliqi gjithashtu diskutuan marrëveshjen e fundit të Serbisë për ta lejuar personelin e NATO-s që të qëndrojë në këtë vend.

Nikolliqi tha se kjo marrëveshje është kryesisht për t’iu mundësuar trupave që t’i shkatërrojnë rezervat e armëve. Ai tha se Rusia nuk është e alarmuar nga kjo marrëveshje dhe se ‘Putini ka thënë se e kupton se çfarë kemi nënshkruar”.

Vizita e Nikolliqit vjen në kohën kur kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq po kërkon reforma, të cilat do ta çonin vendin drejt rrugës për t’iu bashkuar BE-së.

Nikolliq është lider që haptas anon nga Rusia dhe shpesh flet kundër lidhjeve të ngushta me NATO-n dhe Bashkimin Evropian. /Rel/

SHIKO MË SHUMË

Shembull për t’u ndjekur: I riu nga Shtimja dorëzon në polici portofolin me para

Një gjest i ndershëm është shënuar në Shtime, ku një 26-vjeçar ka dorëzuar në...

Kolona në kufi, qytetarët presin me orë – kjo është gjendja në pikat kufitare

Fluks i shtuar i automjeteve po vazhdon të raportohet në disa pika të kalimit...

QMK: Pesë zjarre janë ende aktive, ekipet në terren vazhdojnë intervenimet

Gjithsej 7 zjarre në hapësira të hapura janë regjistruar deri në orën 13:00, njoftoi...