Ambasadorja greke takon presidenten, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

PUBLIKUAR

Ambasadorja Heleni Vakali – Shefe e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë ka takuar sot presidenten Vjosa Osmani.

Ndër të tjera, Vakali dhe Osmani kanë biseduar edhe për çështjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton Klan Kosova.

“Falënderoj Shkëlqesinë e saj, Presidenten Vjosa Osmani, që më priti sot në një takim që më dha mundësinë për një diskutim të sinqertë për çështjet e dialogut dhe për një shkëmbim të hapur pikëpamjesh për perspektiva të bashkëpunimit dypalësh me interes të ndërsjellë”, ka shkruar Zyra Ndërlidhëse e Greqisë në Kosovë.

SHIKO MË SHUMË

Vdes bashkudhëtari i komandantit Adem Jashari

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati,...

Ushtarët e FSK-së ngrisin flamurin e Kosovës në Ambasadën në Londër

Ministri i Mbrojtjes të Kosovës, Ejup Maqedonci ka shkruar lidhur me medaljen e artë...

Ilir Deda: Jepini kohë Presidentes së re, efektet mund t’i matni pas tre muajsh

Analisti politik, Ilir Deda, tha se presidentes së re, Justina Shiroka-Pula, duhet t’i jepet...