Ferat Shala: Është zëvendësuar rryma e lirë e KEK-ut me atë shtrenjtë të importuar

PUBLIKUAR

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala, ka thënë se energjia elektrike e lirë e KEK-ut është zëvendësuar me energjinë e shtrenjtë të importuar.

Kështu ka thënë ai gjatë shqyrtimit të propozim-rezolutës në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët, raporton Klan Kosova.

“Arsyeja e kësaj rritjeje të çmimit qëndron te fakti i çuditshëm menaxherial. Kemi zëvendësuar energjinë e lirë të KEK-ut, me energjinë e shtrenjtë të importuar”, ka thënë Shala.

“Kush ka përfituar nga ndërprerja e energjisë dhe si kanë përfituar, është çështje që duhet të hetohet”, ka shtuar ai.

“KEDS ka importuar rrymë me kosto prej 18 milionë eurosh dhe kjo rritje e çmimit është e papërballueshme për qytetarët”, ka shtuar ai.

SHIKO MË SHUMË

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...