Policia njofton për tri vjedhje të rënda – hajnat marrin para, armë e stoli ari

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës njofton se tri vjedhje të rënda janë raportuar gjatë ditës së mërkurë.

Sipas njoftimit, njëri ka ndodhur në rrugën “Laura Shamani” në Prishtinë, ku nga shtëpia e një qytetari janë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari.

“Rr. Laura Shamani, Prishtinë / 17.01.2024. Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe prej aty kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

“Rr. Drenica, Ferizaj / 17.01.2024 – 16:09. Dëshmitari mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur dyshohet se kanë kryer vjedhje në shtëpinë e viktimës mashkull i cili ndodhet jashtë vendit, me ç’rast janë vjedhur para të gatshme dhe armë me leje për shenjëtari”.

Ndërsa në Vushtrri, raportohet se nga persona të panjohur është thyer shtëpia e një qytetari dhe nga aty janë vjedhur një armë me fishekë, stoli ari dhe para të gatshme.

“Vushtrri / 17.01.2024 – 18:00-20:00. Ankuesi kosovar ka njoftuar se nga persona të panjohur është thyer shtëpia e tij dhe nga aty janë vjedhur: një armë me 30 fishekë, një sprej, stoli ari dhe para kesh”, njofton policia.

Të tria rastet janë nën hetime.

SHIKO MË SHUMË

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...