Kaçanik: Postoi video duke përdorur armë zjarri, arrestohet i dyshuari

PUBLIKUAR

Stacioni i policisë në Kaçanik ka pranuar një informatë se një person në rrjetet sociale kishte postuar një video sekuencë, duke e përdorur një armë zjarri.

Njësia e Hetimeve në Dubravë të Kaçanikut ka arritur ta identifikojë dhe ta arrestojë të dyshuarin, sipas komunikatës së policisë, përcjell Klankosova.tv.

“Njësia e Hetimeve të stacionit në Kaçanik, në fshatin Dubravë të Kaçanikut kanë arritur që të identifikojnë personin A.T, mashkull kosovar, i moshës 23 vjeçar, të cilin më datë 11 janar 2024, rreth orës 14:30 e kanë shoqëruar në stacionin e policisë”, thuhet në komunikatë.

Pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit.

Rasti është cilësuar si “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

SHIKO MË SHUMË

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...