Moti sot: Me vranësira e diell por i ftohët, temperaturat deri në -6 gradë

PUBLIKUAR

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të mërkure pritet të mbajë mot me vranësira dhe me intervale me diell, por i ftohët.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri në -3 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës pritet të jenë në mes -2 dhe 0 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga verilindja, kryesisht e lehtë deri në mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së, transmeton Klankosova.tv.

Qyteti me temperaturën me të ulët për sot do të jetë Dragashi me -6 gradë Celsius, kurse qytetet me temperaturën më të lartë do të jenë Prizreni dhe Gjakova me -1 gradë Celsius.

SHIKO MË SHUMË

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...