Arrestohen 12 zyrtarë të ATK-së dhe një afarist – pranuan fatura fiktive në vlerë 18 milionë euro

PUBLIKUAR

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, kanë arrestuar 13 persona – 12 zyrtarë të ATK-së dhe 1 pronar të disa bizneseve në Prizren.

Këta dyshohen për veprën penale “Mashtrim në detyrë”.

Zyrtarët e ATK-së dyshohet se kanë pranuar si të rregullta 23 fatura fiktive për pronarin e tri bizneseve në Prizren në vlerën prej 18 milionë eurove.

Faturat, sipas njoftimit të Prokurorisë, thuhet se kanë qenë në lidhje me “kinse ndërtimin e një hoteli i cili veç ka qenë i ndërtuar me parë”.

Veç të arrestuarve, në kërkim janë edhe dy të pandehur, pronarë të një biznesi në Podujevë.

“Personat me inicialet M.Z., N.B., S.T., A.J., M.R., M.Z., M.B., G.Gj., A.P., V.K., A.R., Xh.H., zyrtarë të ATK-së, dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘Mashtrimi në detyrë’, nga neni 419 i KPRK-së, ashtu që të dyshuarit F.P., pronar i tri bizneseve në Prizren, ia kanë njohur si të rregullta 23 fatura fiktive me vlerë prej 18 milion euro, kinse për ndërtimin e një hoteli i cili veç ka qenë i ndërtuar më parë, e të cilat fatura i kishte pranuar nga të pandehurit të B.B. dhe B.B (të cilët janë në kërkim) pronarë të një biznesi në Podujevë, e që dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale ‘Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin’ dhe ‘Shmangie nga tatimi’ dhe si rezultat i këtyre veprimeve, zyrtarët e ATK-së i kanë njohur të drejtën e rimburisimit të TVSH-së së zbritshme në shumën prej 2.8 milionë euro për çka ekziston edhe një Urdhër i Përmbaruesit Privat për rimbursim të detyruar nga Buxheti i Kosovës, por se kjo procedurë është pezulluar në momentet e fundit për shkak të inicimit të rastit penal ndaj të pandehurve të lartcekur”, thuhet në njoftimin për media të PTH-së.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një kërkuar për vjedhje të rëndë

Policia Kosovës ka njoftuar se më datë 22.07.2025, Policia e Stacionit Policor në Ferizaj...

Arrestohet një person i dyshuar për sulm dhe kanosje në Shtime

Më datën 22.07.2026, rreth orës 12:00, në një fshat të komunës së Shtimes, pas...

Vidhin brenda veturave të dasmorëve pasi hynin në restorant, Policia e Kosovës arreston 3 persona në Obiliq

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore, sot hetuesit e Stacionit Policor të Obiliqi, kanë...