KFOR’i publikon fotografi të ushtarëve italianë duke patrolluar përgjatë kufirit me Serbinë

PUBLIKUAR

KFOR’i italian në Kosovë ka kryer patrullime operative përgjatë kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me qëllim monitorimin e territorit dhe sigurimin e një kornize adekuate të sigurisë.

Për këtë patrullim ka treguar të hënën KFOR’i në Kosovë.

”KFOR është gjithmonë i përkushtuar për të mbështetur paqen, bashkëpunimin dhe përparimin për të gjithë njerëzit që jetojnë në #Kosovë, si mandat i tij i bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Bashkuar të vitit 1999, duke kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”, thuhet në njoftim.

Situata në Veriun e Kosovës ka qenë e tensionuar, sidomos gjatë viteve të fundit.

Më 24 shtator të vitit të kaluar ka pasur një sulm terrorist në veri të Kosovës ku u vra polici Afrim Bunjaku. Përgjegjësinë për sulmin e kishte marrë Milan Radojçiq, atëherë nënkryetar i Listës Serbe, i kërkuar nga autoritetet e Kosovës. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...