Gjuajtje me armë zjarri në Prizren, një person u lëndua, përleshje pati mes dy palëve

PUBLIKUAR

Sonte në Prizren, afër lagjes së spitalit ka pasur të shtëna me armë zjarri. Pesë persona janë përleshur për shkak të një mosmarrëveshje, një person ka pësuar lëndime në këmbë.

Zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi, tha për Express se në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë dhe të dyshuarit janë arrestuar.

“Me datë 08.11.2024 rreth orës 17:10, afër lagjes së spitalit ka pasur një gjuajtje me armë zjarri. Një person ka pësuar lëndime në këmbë.  Të përfshirë në përleshje kanë qenë pesë persona (dy palë), deri te gjuajtja ka ardhë pas një mosmarrëveshje në mes të palëve.”, tha Bytyqi për Express.

“Një gëzhojë është gjetur në vendngjarje. Të dyshuarit janë arrestuar, disa persona janë duke u intervistuar”, u shpreh ai.

SHIKO MË SHUMË

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...