Tentuan t’i kontrabandojnë shtatë viça drejt Shqipërisë, ndalohen tre vetë

PUBLIKUAR

Të premten rreth orës 11:45 në fshatin Zhub janë ndaluar tre vetë pasi të njëjtit kanë tentuar t’i kontrabandojnë 7 krerë viça në drejtim të Shqipërisë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti i dorëzohet doganës për trajtim të mëtutjeshëm, raporton Klan Kosova.

“Fsh. Zhub 05.01.2024 – 11:45. Nga njësiti policor janë ndalur tre të dyshuar meshkuj (një kosovar dhe dy shtetas të Shqipërisë), pasi që të njëjtit me një kamionetë kanë tentuar që të kontrabandojnë  7 krerë viça në drejtim të Shqipërisë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti i kompletuar i dorëzohet doganës për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në raport.

SHIKO MË SHUMË

14 ndalim punimesh nga Inspektorati i Punës, 4 raste procedohen në Polici

Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së dhe në...

8 raste të reja me fruth në Kosovë, IKSHPK apel për vaksinim urgjent

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se në periudhën 16–30 prill...

Gjini pas takimit për datën e zgjedhjeve: Pati dakordancë për 7 qershorin

Ardian Gjini nga AAK-ja, pas takimit konsultativ me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena...