Veseli – Llalla: Kosova dhe Shqipëria kontribues të çmuar në luftën kundër terrorizmit

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar Adriatik Llallën, kryeprokurorin e Republikës së Shqipërisë.

Në takim u bisedua për çështjet dhe sfidat me të cilat është duke u përballur drejtësia në Kosovë dhh Shqipëri.

Kryetari i Kuvendit të  Kosovës, Kadri Veseli u njoh me punën, angazhimet dhe përkushtimin e Kryeprokurorit për sundimin e ligjit në Shqipëri, reformën e drejtësisë, si dhe bashkëpunimin reciprok që të dy vendet kanë ndërtuar në këtë fushë, thuhet në njoftimin e lëshuar nga ky takim.

Llalla vlerësoi se numri i krimeve është në rënie në Shqipëri, ka suksese, andaj vuri në dukje Llalla, bashkëpunimi në fushën zbatimit të ligjit pritet të thellohet më tej në dobi të dyja vendeve.

Ai më tej ka theksuar se në procesin integrues, nëpër të cilin po kalojmë, prioritet është reforma në drejtësi, sundimi i ligjit dhe forcimi i shtetit të së drejtës.

Nga ana e tij kryetari Veseli potencoi nevojën që të dy vendet të ndërtojnë një komunikim të rregullt përmes të cilit do të ndihmohen reciprokisht sistemet e drejtësisë në Kosovë e Shqipëri, në rradhë të parë përmes këmbimit të përvojave të suksesshme në trajtimin e problemeve të tranzicionit që kanë të bëjnë me drejtësinë.

Në takim u tha se krimi i organizuar dhe terrorizmi mbeten sfidat kryesore globale të drejtësisë, në të cilat dy vendet, Kosova dhe Shqipëria janë duke dhënë një kontribut shumë të çmuar, të vlerësuar tashmë edhe nga partnerët ndërkombëtarë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Parkingu i madh i Prishtinës prapa Pallatit të Rinisë falas gjatë kohës sa mbahet protesta kundër Gjykatës Speciale

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar qytetarët se parkingu prapa Pallatit...

Komandanti i Zjarrfikësve: Zjarri në Fushë Kosovë prej më të mëdhenjëve në dekadën e fundit

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi, ka bërë të ditur se zjarri i...

Lladrovci takon Konjufcën: Kemi biseduar si bëhet Kosova më mirë

Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është takuar me kryediplomatin kosovar, Glauk Konjufca,...