Gjashtë persona rrahen mes vete në Pejë

PUBLIKUAR

Gjashtë persona janë rrahur mes vete në Pejë, ku katër prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.

Policia ka bërë të ditur se gjashtë të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë ndërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv.

“Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, katër prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej tyre është gjetur dhe konfiskuar  një  pushkë  me 27 copë fishekë.  Gjashtë të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë ndërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...