Konjufca: Gëzuar Vitin e Ri 2024, shëndet e mbarësi në familjet tuaja

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, me rastin e ndërrimit të motmoteve ka uruar shëndet e mbarësi në familjet e qytetarëve.

Konjufca ka thënë se Viti i Ri e shton entuziazmin dhe vullnetin.

Postimi i tij i plotë:

Ua uroj nga zemra Vitin e Ri!

Shpresoj që më 2023 e kemi lënë shenjën e aspiratave tona si shoqëri e komb.

Natyra mahnitëse e festës së Vitit të Ri, e fundit që kulmon në energji të freskëta, na e shton entuziazmin dhe vullnetin, me shpresën se do ta ruajmë përqëndrimin dhe do t’i shtojmë përpjekjet për të arritur më të mirën e mundshme për të gjithë.

Gëzuar Vitin e Ri 2024, shëndet e mbarësi në familjet tuaja dhe kudo!

SHIKO MË SHUMË

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...