Ardhja e bashkatdhetarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare

PUBLIKUAR

Bashkatdhetarë të shumtë tashmë kanë arritur në Kosovë për të festuar festat e fundvitit.

Për ditë të tëra vendkalimet kufitare kanë qenë të ngarkuara, ku bashkatdhetarët janë detyruar të presin deri në tri orë për të hyrë në territorin e Kosovës, transmeton Telegrafi.

Kolona më të gjata u krijuan në pikat kufitare me Serbinë, te Dheu i Bardhë, Jarinjë dhe Merdar.

Megjithatë, tashmë gjendja në vendkalimet kufitare raportohet të jetë e qetë dhe nuk raportohet për kolona.

Të dhënat e fundit të publikuar në ora (08:00) nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar tregojnë se hyrja dhe dalja në territorin e Kosovës mund të bëhet nga tre deri në pesë minuta.

Qytetarët mund të informohen mbi gjendjen në kufi duke klikuar KËTU. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...