Gjetën portofolin me mbi 1 mijë euro, qytetarët nga Vitia e dorëzojnë në Polici

PUBLIKUAR

Dy qytetarë e kanë gjetur një portofol me para në mesditën e sotme në rrugën “Adem Jashari” në Viti.

Policia e Kosovës, bëri me dije se e kanë identifikuar personin që e ka humbur portofolin dhe të njëjtit i është kthyer në prani të qytetarëve që ia kishin gjetur portofolin.

“Sot me datën 29.12.2023, rreth orës12:00 kanë ardhur në Stacionin Policor Viti dy qytetar dhe deklarojn senë rrugën “Adem Jashari” në Viti kanë gjetur një Portofol me (1030) njëmijë e tridhjet euro si dhe dokumente personale”, thuhet në njoftim.

“Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arrit me e identifikuar personin që i kishte humbur Portofoli, dhe të njëjtit në bazë të procedurave ligjore i është kthyer, ku me rastin e kthimit të pranishëm ishte edhe qytetaret që e kishin gjetë portofolin”.

“Pronari i Portofolit falënderon Policinë e Kosovës edhe palët qe i kanë kthyer Portofolin”.

“Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës”.

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...