Prishtinë: Një burri e një grua raportojnë se u është thyer vetura dhe u janë vjedhur gjëra me vlerë

PUBLIKUAR

Një grua dhe një burrë në Prishtinë kanë raportuar se derisa ishin në një aheng familjar, persona të panjohur u kanë thyer veturën me targa të huaja dhe kanë vjedhur një çantë krahu, në të cilën sipas ankuesve kishte stoli ari dhe dokumente personale.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa sipas tyre, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, përcjell Klankosova.tv.

” Dy ankues (një mashkull dhe një femër) kanë raportuar se, derisa ishin në një aheng familjar në një restorant, persona të panjohur u kanë thyer veturën (me targa të huaja) dhe kanë vjedhur një çantë krahu, në të cilën sipas ankuesve sipas ankuesve kishte stoli ari dhe dokumente personale. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet tutje në raportin e policisë.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një kërkuar për vjedhje të rëndë

Policia Kosovës ka njoftuar se më datë 22.07.2025, Policia e Stacionit Policor në Ferizaj...

Arrestohet një person i dyshuar për sulm dhe kanosje në Shtime

Më datën 22.07.2026, rreth orës 12:00, në një fshat të komunës së Shtimes, pas...

Vidhin brenda veturave të dasmorëve pasi hynin në restorant, Policia e Kosovës arreston 3 persona në Obiliq

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore, sot hetuesit e Stacionit Policor të Obiliqi, kanë...