Fluksi i mërgimtarëve, Gara: Vetëm gjatë dhjetorit kanë ardhur në Kosovë rreth 134 mijë persona

PUBLIKUAR

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ka njoftuar se vetëm gjatë muajit dhjetor në këtë aeroport kanë udhëtuar 221 mijë e 309 udhëtar, shkruan Gazeta Express.

Sipas saj, 133 mijë e 910 prej tyre kanë qenë në ardhje.

Tutje Gara tha se viti 2023 pritet të përmbyllet me 3.4 milionë udhëtar.

“Vetëm në muajin Dhjetor nga data 1 deri më 27 (deri më sot) kanë udhëtuar 221 309 udhëtarë, përmes ANP ‘Adem Jashari’ (ku nga këta 133 910 kanë qenë në ardhje), përderisa presim të përmbyllim vitin me mbi 3.4 milion udhëtarë. Të dhënat e sakta do të bëhen publike në Janar 2024”, ka sjhrkuar ajo në një postim në “Facebook”. /Express/

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...