Java e fundit e këtij viti me temperatura pranverore

PUBLIKUAR

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se java e fundit e 2023 paraqitet me kushte të qëndrueshme meteorologjike si rezultat i fushave të fuqishme anticiklonike të ardhura nga pjesa perëndimore e kontinentit.

Një “mini-pranverë” me vlera termike mbi mesataret e viteve tjera. Në ndërrimin e mot-motit nuk parashihen reshje të asnjë forme.

Ditën e hënë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 9-13 gradë Celsius. Në mëngjes nëpër lugina dhe vise të larta parashihet mjegull.

Të martën do të mbretërojë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Në orët e hershme të ditës parashihen ngrica dhe mjegull, nëpër ultësira dhe vise të larta. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.

Ditën e mërkurë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Në fushat termike nuk parashihen ndryshime. Në mëngjes parashihen ngrica të dobëta dhe mjegull. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.

Të enjten do të mbajë mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

Ditën e premte parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditën e enjte. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditë parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 metër për sekondë, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...