Kapen pajisje ushtarake në bagazhin e një autobusi që po hynte nga Merdarja

PUBLIKUAR

Pas një kontrolli me skaner në një valigje të një udhëtari që po futej me autobus në Kosovës përmes pikëkalimit kufitar në Merdare, janë gjetur gjësende të shumta ushtarake si si thika, radiolidhje, çanta ushtarake, jelekt taktik, dorëza, helmetë, këllëf për revle etj.

Policia e Kosovës bashkërisht me autoritetet doganore kanë arritur të ndalojnë hyrjen e këtyre mjeteve ndërsa Prokuroria ka inicuar rastin si “import , eksport, furnizim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuara e armëve”.

“Në këtë fushëveprim sot me datë 24.12.2023, rreth orës 10:00, në hyrje të Republikës së Kosovës në Merdar gjatë kontrollimit në bagazhin e një autobusi me targa të huaja, respektivisht kontrollimit me skaner të valixheve, në valixhen e një pasagjeri autoritete kufitare (policore dhe doganore) kanë hasur në disa pajisje të dyshuara ushtarake: tri (3) thika luftarake, dy (2) radiolidhje-motorola, një (1) çantë ushtarake, një (1) jelek taktik, një (1) palë doreza, një (1) helmetë taktike, tri (3) bateria, dy (2) këllëf për revole, një (1) imtim i predhës, etj”, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...