Basha e cilëson Vetëvendosjen pasuri kombëtare

PUBLIKUAR

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, gjatë qëndrimit në Kosovë është takuar edhe me kryetarin e Vetëvendosjes, Visar Ymeri.

Basha, sipas komunikatës së VV-së, ka thënë se Vetëvendosje përfaqëson një pasuri kombëtare dhe se kanë biseduar për sfidat e përbashkëta me Shqipërinë.

“Diskutuam për politikën në Kosovë, Shqipëri, për sfidat e përbashkëta të Shqipëri e të Kosovës, për çështjet kyçe të interesave të përbashkëta të shqiptarëve, dhe për qasjet më konstruktive të mundshme në drejtim të zgjidhjes së këtyre sfidave. Pa asnjë dilemë, Vetëvendosje përfaqëson një pasuri kombëtare”, tha ndër të tjera Kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Ndërsa, kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, theksoi se në këtë takim u këmbyen ide dhe përvoja në skenën politike, veçanërisht për nevojën dhe domosdonë që Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë të jenë dy shtete që i kontribuojnë kombit shqiptar.

“Bashkëpunimi mes dy shteteve të jetë bashkëpunim që i zhduk barrierat dhe pengesat e komunikimit si ekonomik ashtu edhe arsimor, por edhe politik, në mes të dy vendeve, në mënyrë që potenciali i faktorizimit të shqiptarëve në rajon të bëhet realitet”, theksoi Ymeri. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Parkingu i madh i Prishtinës prapa Pallatit të Rinisë falas gjatë kohës sa mbahet protesta kundër Gjykatës Speciale

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar qytetarët se parkingu prapa Pallatit...

Komandanti i Zjarrfikësve: Zjarri në Fushë Kosovë prej më të mëdhenjëve në dekadën e fundit

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi, ka bërë të ditur se zjarri i...

Lladrovci takon Konjufcën: Kemi biseduar si bëhet Kosova më mirë

Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është takuar me kryediplomatin kosovar, Glauk Konjufca,...