Dimarco i shtohet listës së të lënduarve te Interi

PUBLIKUAR

Përveç Lautaro Martinez, Interi rrezikon ta mbyllë vitin 2023 edhe pa Federico Dimarcon, i cili është diagnostikuar me një problem muskulor.

Interi njoftoi këtë të premte se reprezentuesi i Italisë iu nënshtrua analizave që treguan një problem muskulor në aduktorin e kofshës së majtë, transmeton Gazeta Express.

Në njoftim gjithashtu u tha se “gjendja e tij do të rivlerësohet gjatë ditëve në vijim”.

Kësisoj, Dimarco besohet se do të mungojë në ndeshjen ndaj Lecces të shtunën, teksa mbetet në dyshim për përballjen e javës së ardhshme, ndaj Genoas.

26-vjeçari ka regjistruar 21 paraqitje këtë sezon, duke shënuar tre gola dhe kontribuar me pesë asistime. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...