Në një aheng familjar konfiskohet një armë

PUBLIKUAR

Në orët e mesditës së sotme njësitet policore ne kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, kanë konfiskuar armë zjarri..

Konfiskimi i armës është realizuar pasi njësitet policore gjatë patrullimit kanë dëgjuar të shtëna me ç ‘rast janë ndërmarrë veprime të menjëhershme, ku njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat. Në vendin e ngjarjes në një aheng familjar, në cilësi të provave materiale është konfiskuar një Pistoletë , dy (2) fishek) dhe tre (3) gëzhoja.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari m/k/Sh, 36 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale ’’ mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armës” dhe “përdorim i armës’’.

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...