Mërgimtarët thonë se po presin deri në 7 orë në Merdar

PUBLIKUAR

Bashkëatdhetarë të shumtë kanë marrë rrugën për në Kosovë për t’i kaluar festat me familjarët e të dashurit e tyre.

Disa prej tyre kanë treguar për RTK-në se kanë pritur deri në shtatë orë gjatë ditës për të hyrë në Kosovë.“Shtatë orë kemi pritur. Jemi shumë të lodhur. Por mirë që kemi ardhur shëndoshë”, tha njëri nga mërgimtarët.

Sipas Qendrës për Menaxhim Kufitar pritjet në këtë pikë kufitare shkojnë deri në tri orë.

Kolona të gjata gjatë ditës ka pasur edhe në pikat tjera kufitare.

 

 

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...